Për cilat vepra terroriste akuzohet Fatos Rizvanolli [video]

29 Dhjetor 2016 - 19:18      

Burgim ka kërkuar Prokuroria për Fatos Rizavanollin, i akuzuar për vepra penale të terrorizmit, raporton KTV.

Për të, prokurori ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë, me të cilën janë kryer veprat penale.

Këtu ka përmendur disa vetura, të cilat sipas Prokurorisë, janë përdorur edhe nga Lavdrim Muhaxheri sa ishte në Kosovë, njëri nga terroristët më të kërkuar në botë. Rizvanolli akuzohet se në 2011-ën ka rekrutuar persona dhe i ka ndihmuar ata të shkojnë në Siri, për t'iu bashkuar organizatave terroriste ISIS dhe Al Nusra.

Por, avokati mbrojtës ka thënë se Prokuroria ka dështuar të vërtetojë lidhjet e Rizvanollit me veprimet terroriste.
Vetë i akuzuari ka thënë se ai nuk i ka kryer këto veprime. Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Ferizajt do ta japë vendimin e vet të premten.


Për cilat vepra terroriste akuzohet Fatos... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...