29 Dhjetor 2016 - 19:10
Ky harmonizim mes të gjitha grupeve parlamentare u bë vetëm pasi AAK-ja hoqi dorë nga dy pikat që i kishte propozuar javën e shkuar shkarkimin e menjëhershëm të ministres, Edita Tahiri dhe ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve me Serbinë.
Fillimisht, Nisma për Kosovën kishte vendosur të dilte me një rezolutë dypikëshe të veçantë, porse më vonë u bënë bashkë sërish.
Ndërkohë, deputeti Daut Haradinaj ka paraqitur disa dokumente që thotë se e kanë nënshkrimin e ministres Edita Tahiri.
Pavarësisht që debati për këtë çështje kishte përfunduar në seancën maratonike të javës së shkuar, megjithatë deputetët sërish nuk u kursyen.
Shumica e atyre që kërkuan fjalën ishin deputetë të LDK-së, e kjo duket se nuk i pëlqente shumë shefit të tyre, Ismet Beqiri.
Të pakënaqur me këtë rezolutë ishin pothuajse shumica e deputetëve. Por, megjithatë Pal Lekaj ka kërkuar që rezoluta të votohet si e tillë.
Të premten e shkuar, Kuvendi kishte diskutuar me kërkesë të AAK-së për murin në veri, aty ku pati përplasje të mëdha mes pozitës e opozitës.
Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend rreth murit në... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...