29 Dhjetor 2016 - 19:03
Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet. 9 dëshmitarët e siguruar nga Prokuroria dhe masat e fshehta të vëzhgimit, sipas saj, vërtetojnë se të pandehurit kanë kryer sulmin e 4 gushtit në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, prokurori në aktakuzë në asnjë rast nuk ka arritur ta qartësojë se cili nga të pandehurit e ka kryer këtë sulm.
Megjithatë, prokurori pretendon se të pandehurit, më 4 gusht, në orën 23 e 05 minuta, në rrugën “Zenel Salihu”, në afërsi të ish-objektit të gjykatës komunale, me raketahedhëse dore kanë goditur objektin e Kuvendit.
Por avokatët e të akuzuarve po e konsiderojnë si të ngutshme ngritjen e aktakuzës dhe atë pa u plotësuar tërësisht kushtet ligjore.
KTV-ja ka kontaktuar edhe me prokurorin Abdurrahim Islami, i cili ka thënë se aktakuza, të cilën ai e ka ngritur, është krejtësisht në rregull dhe se vetëm i ka përforcuar provat, të cilat i ka pasur.
Aktakuzë për terrorizëm kundër katër... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...