29 Dhjetor 2016 - 18:39
Gashi në një postim në Facebook, ka shkruar se prokurori që nuk ka mandat si prokuror në Prokurorinë Speciale, ka ngritur aktakuzë ndaj aktivistëve të VV-së për veprën penale të terrorizmit.
“Edhe pse klienti im Petrit Ademi në këtë rast penale është liruar, respektivisht kundër tij janë pushuar hetimet në mungesë të provave, nga aktakuza e Prokurorit haptazi shihet se nuk ka pasur asnjë provë konkrete për ngritjen e aktakuzës kundër katër aktivistëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha. Është e qartë që kemi të bëjmë me aktakuzë të paralajmëruar, të porositur dhe politikisht të motivuar”, ka shkruar Gashi.
“Prokuroria në aktakuzën e ngritur nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që do ta vërtetonte përfshirjen e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në veprën penale të terrorizimit për të cilën janë akuzuar. Aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje janë arrestuar më 30 gusht 2016 dhe së bashku me ta ka qenë i arrestuar dhe i paraburgosur edhe Astrit Dehari”, ka shtuar ai.
“Një ditë mund të përmirësohen pjesërisht të gjitha padrejtësitë që janë duke ju bërë këtyre të rinjve vetëm për shkak se janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo që është më e dhimbshme, më trishtuese është humbja e jetës së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i cili është paraburgosur për këtë rast, dhe është mbajtur në paraburgim për 77 ditë pa u intervistuar asnjëherë nga Prokurori, i cili ka ngritur këtë aktakuzë”, thuhet më tej në reagimin e avokatit Gashi.
“Dhe që të jetë gjithçka kundërligjore dhe tendencioze kjo aktakuze përveç e pa bazuar është ngritur nga Prokurori qe nuk ka mandat ligjore për te vepruar si Prokuror i Prokurorisë Speciale nga se transferimi i tij nga Prokuroria Themelore ne Prishtine ne Prokurorin Speciale te Republikës se Kosovës është i kundërligjshëm, e me vet ketë asnjë veprim i tij juridikisht nuk është i vlefshëm, e me ketë çdo veprim i tij si Prokuror i Prokurorisë Speciale është i kundërligjshëm”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...