Si përcakton pensionet ligji i ri për veteranët e UÇK-së

29 Dhjetor 2016 - 17:19      

Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen, në të cilën u prezantua projektligji për kategorizimin e pensioneve për veteranët luftëtarë në kategori.

Me ligjin e ri veteranët janë ndarë në tri kategori, sipas të cilave do të marrin edhe pensionet.

Neni 16 A i ligjit thotë se kategorizimi i veteranit luftëtarë të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe beneficioneve tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, transmeton Koha.net.

Në kategorinë e parë janë veteranët, të cilët janë mobiliuar në luftë prej vitit 1991 deri më 5 mars 1998 dhe kanë qenë aktivë deri në ditën e përfundimit të luftës.

Kjo kategori do të marrë pensionin prej 250 eurove.

Kategoria e dytë, janë veteranët, të cilët janë mobilizuar në luftë pas datës 5 mars 1998 dhe kanë qenë aktivë deri në përfundimin e luftës. Kësaj kategorie do t’i takojnë 170 euro pension.

Kategoria e tretë është për veteranët e UÇK-së të cilët janë mobilizuar në luftë pas datës 31 mars 1999 dhe kanë qenë aktivë deri në ditën e përfundimit të luftës, si dhe veterani i mobilizuar në luftë nga viti 1991, përkatësisht pas 5 marsit 1998, por që nuk ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës. Kjo kategori do të përfitojë 120 euro pension. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...