Thaçi pritet me ceremoni zyrtare nga Erdoğan

29 Dhjetor 2016 - 17:20      

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili gjendet në Turqi për vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Thaçi, i cili nga rruga para rezidencës presidenciale deri te porta protokollare u përcoll nga kalorësit, në portën kryesore të rezidencës u prit nga presidenti Erdoğan, ndërsa më pas u intonuan himnet e dy shteteve.

Presidenti Thaçi përshëndeti trupën e nderit me thirrjen "Merhaba Asker", ndërsa në vendin e ceremonisë të gatshëm ishin edhe ushtarët të cilët mbanin në duar flamujt e 16 shteteve turke.
Presidenti i Turqisë dhe ai i Kosovës shtrënguan duart përpara flamurit të Turqisë dhe atij të Kosovës të vendosur në shkallët e rezidencës shtetërore.

Pas përfundimit të ceremonisë, dy presidentët janë njohur me delegacionet përkatëse dhe më pas ka nisur takimi kokë më kokë dhe ai mes delegacioneve.

Në ceremoni morën pjesë edhe ministri turk i Arsimit İsmet Yılmaz, sekretari i përgjithshëm i Presidencës së Turqisë, Fahri Kasırga, zv/sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës İbrahim Kalın dhe zyrtarë të tjer

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...