29 Dhjetor 2016 - 16:52
Për dorëheqje, siç ka njoftuara rtk2, transmetuesi publik në gjuhën serbe, ajo sot e njoftuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.
Informatën për dorëheqje e ka konfirmuar kryetari i Listës serbe Slavko Simiq.
"Mirijana Jevtiq rreth mesditës e ka njoftuar kryeministrin Mustafa se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal e për dorëheqje të Jevtiqit kryeministrin e ka njoftuar edhe Lista Srpska” citon rtk2 të ketë thënë Simiq.
Funksionin e ministres Jevtiq e ka ushtruar nga 16 dhjetori pasi kryeministri Mustafa e kishte shkarkuar ministrin Lubomir Mariq.
Shkarkimin e Jevtiqit dhe kthimin e Mariqit në post e kishte kërkuar Qeveria e Serbisë pas takimit me përfaqësues të Listës serbe në fillim javë në Beograd.
Kryeministri Mustafa ka thënë se Mariq nuk do të kthehet në postin e ministrit.
Lista serbe dje e ka ripezulluar pjesëmarrjen në institucionet e Kosovës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...