29 Dhjetor 2016 - 16:39
Gurthemelin për ndërtimin e kësaj shkolle e ka vënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesel.
Ai me këtë rast tha se investimi në edukim është interes nacional i shtetit tonë të ri.
“Shkolla që sot po përurojmë, mbanë emrin e një burri të nderuar të Klinës, një aktivisti të palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, emrin ish-kryetarit të komunës së Klinës”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit ka thënë se raportet e fundit ndërkombëtare flasin për një gjendje jo të kënaqshme në këtë fushë.
“E kam fjalën për studimin e organizatës ndërkombëtare ‘PISA’, e cila na radhitë shumë poshtë në matjen e nivelit të shkathtësive dhe diturive që fitojnë sot fëmijët në shkollat tona. Këtë gjendje nuk mund ta tolerojmë. Nuk mund të ketë më justifikime për mosveprim në reformimin e sistemit edukativ në Kosovë”, është shprehur Veseli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...