Daçiq: Sfida më e madhe e vitit 2017 është dialogu me Prishtinën

29 Dhjetor 2016 - 15:45      

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur i kënaqur me mënyrën në të cilën Serbia i është afruar negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ai ka thënë se sfida më e madhe për Serbinë në vitin 2017 do të jetë dialogu me Prishtinën, që ende po vazhdon, transmeton Koha.net. Megjithatë dialogu po has në problem të zbatimit të marrëveshjeve të arritura, duke pasur edhe pengesa, sikur e fundit ajo me murin e ndërtuar në fillimpjesën veriore të Mitrovicës.

Daçiq në një intevistë që ka pasur në “Radio Beograd 1”, ka deklaruar se ende nuk është formuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Por nuk ka harruar as luftën e Serbisë, në veçanti të tijën, për të ndaluar Kosovën së anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

“Sfida do të jetë të ndalojmë lëvizjen e njëanshme të Prishtinës për anëtarësim në organizata të ndryshe ndërkombëtare, sikur UNESCO”, shtoi Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...