Shala e Meha realizojnë hartën e parë Topografike 1:25000 për territorin e Kosovës

29 Dhjetor 2016 - 15:28      

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë përkatësisht Agjencioni Kadastral i Kosovës (AKK) së bashku me Agjencionin Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (JICA) sot ka mbyllur projektin e fundit për vitin 2016 duke realizuar projektin e Hartës Topografike në shkalle 1:25000.

Hartat Topografike të punuara nga AKK në bashkëpunim me Qeverinë Japonisë përmes JICA-së janë të shkallës 1:25 000 dhe i posedojnë këto karakteristika: janë në sistemin koordinat Kosovaref, në formë letre dhe digjitale, në gjuhën shqipe, angleze dhe serbokroate. Burimi i të dhënave për përpilimin e Hartës Topografike është nga te dhënat e rilevimit, aerofotogrametrik, hartat e vjetra nga kjo shkallë, të dhënat tjera hartografike, mbledhja dhe verifikimi në terren, nomenklaturë ndërkombëtare dhe Alfabeti Latin.

Me këtë rast u.d Ministri i MMPH-së, Ferat Shala ka vlerësuar lartë punën e bërë në realizimin e këtij projekti duke theksuar rendësin e tij në shërbim të zhvillimit në shumë dimensione, si të arsimit, ekonominë dhe planifikimit.

Në prezantim ishte edhe Murat Meha, kryetar i komisionit për Demarkacion, proces i cili edhe sot nuk është përfunduar si pasojë e kundërshtimit të opozitës në vend, të cilët thonë se me demarkacionin e bërë nga komisioni i udhëhequr nga Meha, Kosova humb mbi 8000 hektarë tokë.

Rezultat i këtij projekti është Harta Topografike Digjitale 1:25000, me numër total 155 fleta, qe mbulojnë gjithë territorin e Republikës se Kosovës. Kjo hartë topografike është me bazë të plote të dhënave, me sistemin GIS-it, me rregulloret e nevojshme për zhvillimin, ndryshimin, azhurimin dhe punimin e Hartës Topografike-së.

Kosova nuk ka pasur hartë topografike deri me tani. Harta e vjetër Topografike 1:25000 për territorin e Kosovës ka ekzistuar me të dhëna të pa azhurnuara mbi 30 vite.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...