Mustafa: VV të kërkojë falje e të heqë dorë nga gjuha dhe veprimet esktreme

29 Dhjetor 2016 - 14:46      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e qeverisë ka folur për gjuhën ofenduese të përdorur nga anëtari i Vetëvendosjes Sami Kurteshi ndaj ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës dënoj ashpër gjuhën e rëndë ofenduese, të përdorur nga zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili pak kohë më parë ishte Avokat i Popullit tani na shfaqet me gjuhë të tmerrshme fyese e ofenduese për një nënë, një zonjë, një ministre të nderuar të kabinetit qeveritar”, ka deklaruar Mustafa.

Ai shtoi se fjalori i përdorur nga Kurteshi ndaj ministres Hoxha është i papranueshëm dhe i pamoralshëm dhe një ofendim për të gjitha gratë e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës kërkon nga zoti Kurteshi dhe Lëvizja Vetëvendosje që të kërkojnë falje dhe të heqin dorë njëherë e përgjithmonë nga gjuha dhe veprimet ekstreme që të shmangen nga diskursi i pa tolerueshëm i dhunës”, ka thënë Mustafa, transmeton kp.

Kryeministri ka shtuar se qeveria shpreh mbështetjen e plotë për ministren Hoxha dhe angazhimet e saj në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore që i takojnë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...