Partia e Ivanoviqit s'pranon problemet e Qeverisë së Kosovës si arsye për moskrijimin e Asociacionit

29 Dhjetor 2016 - 14:07      

Iniciativa qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia” e Oliver Ivanoviqit është shprehur e gëzuar dhe ka përshëndetur angazhimin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë nismën për të ngrirë pjesëmarrjen në institucione të Kosovës deri në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

SDP konsideron që Qeveria e Kosovës po e pengon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë edhe pse kjo ka qenë pjesë e marrëveshjes së parë, transmeton Koha.net.

“Qeveria e Kosovës ka problem të dukshme në funksionalitet, por kjo nuk duhet të jetë arsye për mospërfundim të marrëveshjes”, ka shtuar SDP.

Anëtarët e partisë së Oliver Ivanoviqit, i dënuar me nëntë vjet burg për krime ndaj shqiptarëve në Mitrovicë, si pjesë e formacionit “Rojet e Urës”, kanë këmbëngulur se Asociacioni duhet të formuar, ngaqë është mënyra më e mirë që të parandalohen pengesat për zgjidhjen e çështjes të rëndësishme për serbët në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...