“Në gjuhën politike të Kurteshit mbaron politika, nis kriminalizimi i gjuhës”

29 Dhjetor 2016 - 13:28      

Gruaja Demokratike e PDK-së, edhe përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj gjuhës së ish-Avokatit të Popullit tash anëtar i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, drejtuar ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ka reaguar në atë që e ka quajtur vazhdimin e deklaratave fyese të Sami Kurteshit, ndaj ministres Dhurata Hoxha.

“Thonë që e vërteta dhe politika janë në marrëdhënie të këqija midis tyre. E vërteta e ngritur për dikë si sajesë e veprimeve në bazë të inateve a përfitimeve të mundshme, e nxjerrë nga metoda egalitariste e bindjes së vartësve, ka dëmin edhe më të madh politik, pasi krijon partizanë të çështjes e fanatikë të bindjeve, ku mendimi racional e diskutimi humbin fuqinë. E tillë gjendje konsiderojmë të jetë vazhdimi i paraqitjeve publike të njërit nga drejtuesit e Lëvizjes Vetvendosje, Sami Kurteshit, i cili vazhdon të fyej një nënë një grua e një familje. Dhe këtë gjë e bëjnë vetëm partizanët e çështjes apo fanatikët e bindjeve, e për çudi, ky njeri dikur ishte avokat i popullit!”, thuhet në reagimin e GD të PDK-së.

Sipas këtij organi të PDK-së, është shumë normale që opozita në Kosovë të ketë diskurs tjetër politik nga pozita.

“Është shumë me dobi që ky diskurs politik të jetë një alternativë e re karshi ekzistueses që bën pozita. Gjithsesi se në dobi të konsolidimit e zhvillimit të demokracisë në vend, ky diskurs duhet të jetë i ngritur mbase edhe i argumentuar për të qenë bindës, se vërtetë është një alternativë dëshmuese për shumicën e qytetarëve të vendit”, thuhet në reagim.

Fyerjet e sharjet, nuk e nderojnë këtë diskurs e mbase e tregojnë varfërinë dhe mungesën e ideve, thotë “Gruaja Demokratike”.

“Zemërimi i tepërt nuk krijon racionalitet as që ngre alternativë e diskurs, por vetëm mllefosje për gjithçka që e rrethon. Në gjuhën politike të Sami Kurteshit mbaron politika apo veprimi i saj dhe fillon diçka krejt tjetër, kriminalizimi i gjuhës”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...