Ramiz Lladrovci betohet si kryetar i Drenasit

29 Dhjetor 2016 - 13:13      

Ramiz Lladrovci i PDK-së, po bën betimin për të marrë zyrtarisht nën menaxhim Komunën e Drenasit, në një ceremoni që ka nisur para pak çastesh.

“Shpreh falënderim të veçantë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Falënderoj qytetarët e Drenasit për frymën demokratike dhe për daljen në zgjedhje. Falënderoj deputetët, ministrat e PDK-së dhe kryetarin Veseli. Zotohem se do t'i përmbush premtimet e dhëna. Zotohem se do të punoj 24 orë për t'iu falenderuar për besimin që ma keni dhënë”, ka thënë Lladrovci, përcjell gazetari i KTV-së që po përcjell ngjarjen në Drenas. “Transparenca dhe llogaridhënia do të jenë pjesë e punës tonë”, ka shtuar më pas kryetari i ri.

Duke iu drejtuar asamblistëve ai ka thënë se kërkon nga ta angazhim dhe përvjelje mëngësh.

“Do ta bëjmë Drenasin shembull për të jetuar. Na pret punë e madhe”, ka thënë Lladrovci.

Të pranishëm në ceremoninë e betimit, në seancën e veçantë në Kuvendin Komunal të Drenasit janë edhe familjarë të tij, përfshirë të atin e bashkëshorten.

Lladrovci u zgjodh kryetar i Drenasit tek në rundin e dytë të zgjedhjeve, duke bërë kësisoj që për herë të parë pas luftës në Kosovë, kjo komunë e trevës e Drenicës të shkojë në balotazh.

Lladrovci do të drejtojë me Komunën vetëm disa muaj, pasi ajo do të shkojë në zgjedhje bashkë me Komunat tjera nëpër Kosovë në vjeshtën e 2017-s.

Drenasi u detyrua të shkonte në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku, që u shpall fajtor si pjesë e grupit “Drenica” .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...