Prokuroria ngre aktakuzë për aktivistët e Vetëvendosjes për “sulmin në Kuvend”

29 Dhjetor 2016 - 12:58      

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të terrorizmit, e paraparë në neni 136 paragrafi 1, lidhur me neni 135 paragrafi 1, nën paragrafi 1.7, lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, për të dyshuarin Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet. Po ashtu, hetimet kanë pushuar edhe për tashmë të ndjerin Astrit Dehari.

Në aktakuzën e ngritur ndër të tjerat thuhej së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar, me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...