29 Dhjetor 2016 - 12:13
Derisa sipas tij në krahasim me vitin e kaluar dogana e ka kaluar mbi 99 milionë euro më shumë.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se tri ditë para përfundimit të vitit Dogana ka tejkaluar projeksionin duke mbledhur 1 miliardë e 40 milionë euro.
Ai tha se janë rreth 50 milionë euro më pak të hyra nga marrëveshja e implementuar e MSA-së. Këto të hyra të larta sipas tij duhet parë si një rezultat pozitiv. Hoti ka përgëzuar doganën për luftimin e kontrabandës.
Ai tha se është një indikator shumë i mirë përgjysmimi i ankesave nga bizneset në Doganë. Hoti tha se viti 2017 do të jetë edhe më sfidues ngase ka në projeksion 1 miliardë e 108 milionë euro.
Hoti ka folur edhe për konkursin për drejtor të Doganës duke marr edhe kërkesat e ambasadës së Britanisë. Sipas tij procesi është transparent.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...