Deficit më i lartë tregtar në nëntor të 2016-s se sa një vit më parë

29 Dhjetor 2016 - 12:10      

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202,7 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 194,4 milionë Eurosh në vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 13.7%.

Sipas Agjencionit të Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave në muajin nëntor 2016 kishte vlerën 32,1 milionë Euro, ndërsa importi 234,8 milionë Euro, ku është një rritje prej 35.4% për eksport dhe 7.6% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 28.5% e përbëjnë produktet minerale; 7.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 7.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2% e përbëjnë produktet bimore; 3.5% e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 2.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.5% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 13.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.2% e përbëjnë produktet minerale; 9.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.5% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.2% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6,4 milionë Euro, ose rreth 20.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 0.1%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.2%), Bullgaria (3.5%), Holanda (3.4%), dhe Austria (2.6%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 102,2 milionë Euro, ose 43.5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 10.9%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.9%), Italia (5.7%), Greqia (4.9%), Polonia (3.2%) etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2016, arritën në 16,6 milionë Euro, ose 51.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 68.9%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Serbia (22.1%), Shqipëria (12.6%), Maqedonia (11.8%), dhe Mali i Zi (3.3%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2016, arritën në 65,6 milionë Euro, ose 27.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.0%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0%), Maqedonia (5.6%), Shqipëria (4.1%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.6%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 9,0 milionë Euro, ose 28.3%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Kina (18.5%) dhe Zvicra (5.8%).

Ndërkaq, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 66,9 milionë Euro, ose 28.5%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.6%) dhe Turqia (9.3%).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...