Në Kuvend dënohet ofendimi i Sami Kurteshit ndaj Dhurata Hoxhës

29 Dhjetor 2016 - 11:54      

Deputetet e PDK-s në Kuvendin e Kosovës kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj gjuhës ofenduese që ka përdorur Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, ndaj ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, e kishte quajtur “lopë” ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Teksa Hoxha fliste në Rubikon për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, Kurteshi kishte shkruar “Sonte në Rubikon është duke folur lopa ‘transparente’ e quajtur ministre në Kosovë, e cila është pjesë e klikës vrastare të kësaj qeverie farishte vrastare!”.

Deputetja e PDK-së, Selvije Halimi ka qenë e para që ka reaguar lidhur me ofendimin që Sami Kurteshi nga Vetëvendosje ia ka bërë ministres Dhurata Hoxha. Ajo, nga foltorja tha se është e shqetësuar me një gjuhë që po vazhdon dhe ajo po i kalon limitet.

“Më befason skajshmërisht rasti kur njerëzit që burojnë nga familjet atdhetare dhe kanë sakrifikuar shumë për Kosovën, në drejtim të mbrojtjes së drejtave të njeriut vazhdojnë që nga pardje, dje dhe sot të mos kursehen për një fjalor të papranueshëm ndaj ministres së Drejtësisë. Me shqetëson fakti që nga njerëz të tillë është e papranueshme që me një fjalor të tillë po degradojmë dhe tejkaluar çdo limit, çdo fjalë dhe se kjo po ndikon negativisht dhe shkatërron familjen”, tha Halimi.

Ka reaguar edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, që ka thënë se “pavarësisht qëndrimeve të kundërta politike që mund të kemi, pavarësisht mospajtimeve me mënyrën se si dikush e menaxhon një institucion, gjuha që është përdorur nga z. Kurteshi është e papranueshme dhe si e tillë duhet dënuar nga të gjithë”.

Edhe shefi i deputetëve të PDK-së në Kuvend, Zenun Pajaziti, ka folur me tone kritike ndaj kësaj gjuhe, ndërsa ka treguar se deputetet po largohen për këtë shkak.

I shpejt kishte qenë reagimi nga deputete të partive të ndryshme në Kuvend të Kosovës dhe i shoqërisë civile. Kurteshi i është përgjigjur të gjithëve për reagim.

Ai ka tërhequr fjalën “lopë”, ndërsa Hoxhën tani e quan “hien që kultivon kurvëri politike”.

Deputetja nga Vetëvendosje, Donika Kada Bujupi tha mbrëmë në “Interaktiv” të KTV-së se reagimi i bashkpartikaut të saj ishte emocional, por ishte ndaj një ministreje e jo ndaj një gruaje.

Sot në Kuvend, Vetëvendosje ka heshtur ndaj kritikave që janë drejtuar në anëtarin e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...