Kurteshi tërheq fjalën “lopë” për ministren Hoxha, por e quan “hienë që kultivon kurvëri politike”

29 Dhjetor 2016 - 11:19      

Anëtari i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, është përgjigjur ndaj reagimeve që kishin dalë kundër tij, pasi e kishte quajtur “lopë” ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Teksa Hoxha fliste në Rubikon për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, Kurteshi kishte shkruar “Sonte në Rubikon është duke folur lopa ‘transparente’ e quajtur ministre në Kosovë, e cila është pjesë e klikës vrastare të kësaj qeverie farishte vrastare!”.

I menjëhershëm ishte reagimi nga deputete të partive të ndryshme në Kuvend të Kosovës, ndërsa tani Kurteshi i është përgjigjur të gjithëve për reagim.

Ai ka tërhequr fjalën “lopë”, ndërsa Hoxhën tani e quan “hien që kultivon kurvëri politike”.

Deputetja nga Vetëvendosje, Donika Kada Bujupi tha se reagimi i bashkpartikaut të saj ishte emocional, por ishte ndaj një ministreje e jo ndaj një gruaje.

Ky është postimi i tij në Facebook:

“U mbars mali, polli një mi”

Në reagimin tim në intervistën e ministres së drejtësisë të Republikës së Kosovës në emisionin Rubikon të KTV-së para dy ditësh, kanë reaguar të shqetësuar edhe miqtë, por sidomos armiqtë politikë, ashtu si ka filluar t'i konsiderojë e trajtojë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje klika vrastare e pushtetit te kriminalizuar ne Kosovë.

Kjo ministre e këtij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan. Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë.

Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike. Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë.

Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore. Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbetem hiena, pa caktim gjinie.

Prandaj, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse.

Kjo ministre është trajtuar si çdo person tjetër, pavarësisht gjinisë, që është pjesë e këtij pushteti dhe klani kriminal e vrastar, ashtu si trajtohen të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh rolet e tyre, të cila/ët sot në cilësinë e anëtarëve të pdk dhe ldk ende e mbajnë gjallë këtë klikë vrastare. Këta kanë filluar të vrasin kundërshtarët politikë me dorën e shtetit! Prandaj nuk mund të konsiderohen edhe mëtej kundërshtarë politikë. Këta, që sot mbajnë gjallë këtë pushtet kriminal, e kanë instaluar parimin kriminal të armiqësisë në politikë deri në vrasje të kundërshtarëve politikë që moti midis tyre, tani edhe kundër të Vetëvendosjes. Këtyre hienave u dhemb emërtimi me emrin e tyre të vërtetë - VRASËS! dhe jo gjinia apo gjë tjetër. Ta mbajnë me shëndet!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...