Pronari i Hotel “Sasha”: I thash Edita Tahirit të ikte shpejt se mund të ketë probleme

29 Dhjetor 2016 - 10:27      

Dje pasi ka qëndruar në Mitrovicën e Veriut Edita Tahiri, ka bërë hapjen e një objekti të Qeverisë së Kosovës, sipas saj, në atë zonë dhe më pas ka shkuar edhe te Hotel “Sasha”, që më pas ka qenë cak i një bombe për këtë arsye.

Pronari i këtij hoteli, Sasha Dedoviq ka thënë se Edita Tahiri kishte shkuar me një makinë të vjetër për të parë dhomat ku do të vendosen punëtorët serbë, transmeton Koha.net.

“Erdhi me një makinë të vjetër, e shoqëruar nga një burrë dhe tha se u ndal vetëm për të parë dhomat ku do të vendosen punëtorët serbë... E kam lutur që të shkojë që mos të kemi probleme dhe ajo ka shkuar shpejt, por në hotel është fotografuar dhe ka treguar se aty do hapet zyra e Qeverisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë Dedoviq në “Blic”.

Dedoviq ka shtuar se “dyshohet se sulmuesit e hotelit tim janë të njëjtit që pas vizitës së Edita Tahirit në kafiterinë “Dolche Vita”, i kanë vu flakën”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...