“Reagimi i Kurteshit ishte ndaj një ministreje e jo ndaj një gruaje”

28 Dhjetor 2016 - 23:55      

Donika Kadaj-Bujupi, deputetja e Vetëvendosjes, thotë se reagimi i Sami Kurteshit që e quajti “lopë” ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, duhet të merret si reagim emocional.

Në Interaktiv të KTV-së, Kadaj-Bujupi ka thënë se Kurteshi përmes postimit në Facebook, ku e quajti “lopë” ministren Hoxha pas deklaratave të saj në Rubikon, nuk ka ofenduar një grua, por një ministre.

“Konsideroj që fakti që ju jeni grua nuk ju amniston nga përgjegjësia, për më tepër kur bëhen gabime të tilla dhe humbet jetë njerëzisht. Kurteshi është i afërm i familjes dhe është ndjenjë e emocion që të shtyn për të thënë fjalë e diçka që nuk e mendon. Por është e parëndësishme një deklaratë në rrjete sociale në krahasim me përgjegjësinë e një ministreje që ka përgjegjësinë kryesore për rastin. Nuk ka qenë fyerje për një grua, por një reagim ndaj ministreje që i shërben pushtetit kriminal. Ajo ka fyer familjen Dehari, që është jashtëzakonisht irituese dhe e papranueshme”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Deputetja e VV-së po ashtu ka akuzuar edhe deputetet e PDK-së për reagimin e tyre, duke thënë se ato nuk kishin reaguar më parë, kur deputetja Albulena Haxhiu ishte përplasur me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

“Në rastin e Albulena Haxhiut, asnjë nga deputetet e PDK-së nuk ka reaguar. As 13 muaj më parë kur edhe fizikisht jemi rrahur nga policët, kemi përfunduar në burg të mavijosura dhe në gjendje jo të mirë”, ka shtuar ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...