Kadaj-Bujupi: Astriti vdiq në duart e ministres Hoxha

28 Dhjetor 2016 - 23:48      

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është përgjegjësja kryesore në rastin e vdekjes së aktivistit të kësaj lëvizjeje në qendrën e paraburgimit në Prizren, Astrit Dehari.

Ajo në Interaktiv të KTV-së, ka akuzuar ministren Hoxha se po mundohet të mbrojë me çdo kusht pushtetin dhe nuk po vepron sipas përgjegjësisë që ministrja ka.

“Astriti vdiq në duart e saj. Ai vdiq në duart e shtetit, duke u mbajtur peng nga shteti që e arrestoi dhe e mbajti të pafajshëm”, ka deklaruar ajo në Interaktiv.

Kadaj-Bujupi po ashtu ka akuzuar Hoxhën për kërkesën që i ka bërë kryeprokurorit për hetim të mjekëve ligjorë të angazhuar nga Vetëvendosje lidhur me rastin Dehari.

“Në vend se të marrë përgjegjësinë, po kërkon hetime dhe urdhëron prokurorin që të hetojë mjekët dhe avokatin e familjes. Kjo është kulmi i veprimeve joserioze dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut e të gjitha praktikat në nivel rajonal e ndërkombëtar”, ka shtuar ajo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...