28 Dhjetor 2016 - 23:37
“Mund të them se në tri fusha kryesore ka dështuar shteti. Përfaqësimi brenda tri seancave të fundit në Kuvend. Kemi dështuar në sundim të ligjit, në zhvillim ekonomik dhe në sovranitet dhe territor të vendit, që në fund u ndërtua një mur që ndan Mitrovicën. Kemi edhe ‘Zajednicën’, që është shpall jo-kushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Kadaj-Bujupi, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se Lista Serbe ka qenë destruktive dhe e nënshtruar ndaj Beogradit, që ia ka kaluar edhe Mustafës, që vetëm kur pati probleme, sipas saj, individuale filloi të reagojë
“Lista Serbe ka qenë destruktive dhe ka qenë listë që u ka shërbyer interesave të Beogradit, këtë nënshtrim ia ka përcjell edhe te kryeministri Mustafa që e ka duruar këtë servilitet te Lista Serbe. Dhe vetëm tani kur kanë hasur në keqkuptime individuale ka filluar të reagojë”, ka shtuar deputetja e VV-së.
Ndërsa teksa ka folur për murin e ndërtuar në fillimpjesën veriore të Mitrovicës, ajo ka thënë se muri do të rrëzojë Qeverinë Mustafa.
“Po duket se muri do ta rrëzojë Qeverinë Mustafa”, tha Kadaj-Bujupi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...