QKUK-ja shpërblen me tender punëtorin e vet, OSHP-ja ia rrëzon vendimin tri herë

29 Dhjetor 2016 - 06:50      

Më pak se një muaj para se të hapej tenderi për “Furnizim me materiale ortoprotetike” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ishte hapur kompania që QKUK-ja e ka shpallur fituese të tenderit, shkruan sot Koha Ditore.

Njëri nga aksionarët e kompanisë është punëtor i shërbimit ortoprotetik në QKUK. Kur është shpallur fituese për herë të parë, kompania nuk ka pasur licencë pune nga Agjencia Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM).

Ortoprotetika është lëmi terciare mjekësore e cila merret me rifunksionalizimin e kufizimeve fizike të eshtrave nëpërmjet protezave.
Tenderi ka nisur në muajin mars të këtij viti. Ende nuk dihet se kur mund të përfundojë.

QKUK-ja si fitues ka zgjedhur kompaninë “Ortoprotech”, por rasti është kthyer disa herë në vlerësim për shkak të shkeljeve që i ka evidentuar Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP). Për një vit QKUK-ja ka mbetur në kolaps për material ortoprotetik.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...