KSHZ ndan vërtetimet për përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë

28 Dhjetor 2016 - 22:43      

Në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të Republikës së Maqedonisë, pasditen e sotme u dorëzuan vërtetimet për deputetët e rinj të zgjedhur të koalicioneve dhe partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të këtij viti.

Ndryshe nga herët tjera, transmeton aa, kësaj here vërtetimet iu dorëzuan përfaqësuesve të autorizuar të koalicioneve dhe partive politike që fituan vende deputetësh, e jo si herëve të kaluara kur u dorëzoheshin personalisht deputetëve të sapozgjedhur.

“Në lidhje me punën e KSHZ-së, vlerësojmë se procesi zgjedhor u zhvillua sipas rregullatores. Një nga përfaqësuesit më parë theksoi dhe ne pajtohemi me atë se fushata zgjedhore kaloi në mënyrë korrekte dhe demokratike. Po ashtu, edhe procesi zgjedhor kaloi sipas standardeve të komunitetit ndërkombëtar”, vlerësoi kryetar i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski.

Pritet që Kuvendi pasditen e sotme të njoftojë datën e mbajtjes së seancës konstitutive, që duhet të konvokohet brenda ditës së shtunë, 31 dhjetor, në mesnatë, seancë e cila do të udhëhiqet nga kryetari në largim i Kuvendit, Trajko Veljanoski.
Përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të ketë 120 deputetë, ndërsa kësaj here nuk do të ketë deputet nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016, më shumë deputet fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja e cila arriti në 51 mandate, pastaj koalicioni i udhëhequr nga LSDM me 49 mandate, BDI me 10, BESA me 5, Aleanca për Shqiptarët me 3 dhe PDSH me 2.

Presidenti i Maqedonisë është i obliguar që në afat prej dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit, t’ia besoj ndonjë kandidati të partisë mandatin për krijimin e Qeverisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon krijimin e Qeverisë.
Qeveria në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...