28 Dhjetor 2016 - 22:28
Nëpërmjet një komunikate, të cilën ia ka dërguar “Kohës Ditore”, Osmani ka thënë se të gjithë punëtorët do të marrin thëngjillin falas e jo me pagesë siç kishte qenë viteve tjera (pagesë me këste) dhe po ashtu edhe nga 200 euro. Për këtë të fundit, kryetari i SR KEK-ut, thotë se do t’i marrin pas 14 janarit 2017, transmeton Koha.net.
Mirëpo menaxhmenti i KEK-ut, në një sqarim dërguar në adresën e portalit Koha.net, ka thënë se pjesa e 200 euroshit nuk është e sigurt ende.
“Sa i përket dy kërkesave të paraqitura javën e kaluar, nga njëra prej Sindikatave te KEK-ut, ashtu si ishte premtuar nga menaxhmenti, dje në mbledhjen e Bordit te Drejtoreve, kërkesa e pare për qymyr ka hasur ne mirëkuptim per realizim nga Bordi dhe menaxhmenti. Ndërsa për kërkesën e dytë (bonus 200 €) duke marr parasysh kufizimet afariste me ZRRE, procesin e shthurjes se korporatës dhe situatën e krijuar rreth bllokimit te fushës nga do te nxirret qymyri nga qershori 2017, nuk ka pasur asnjë premtim ne takimet e mbajtura dje dhe sot përpos gatishmërisë per diskutim dhe shtjerre të të gjitha mundësive në të mirë të stabilizimit makro financiar të korporatës. Ne këtë rast BORDI dhe menaxhmenti vetëm kanë kërkuar mirëkuptim me ç’rast deri në gjysmën e muajit Janar do te shqyrtohet gjendja karshi këtyre kufizimeve, e cila do të diskutohet ne mënyrë më të sinqertë me punëtorët dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre të cilëve ju bëjmë thirrje për maturi dhe reflektim rreth situatës nëpër të cilën po kalon korporata që është shtëpia e përbashkët e jonë”, thuhet në sqarimin e KEK-ut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...