Gjuriq: AKS do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë

28 Dhjetor 2016 - 21:59      

Asociacioni i Komunave serbe do të ketë spektër të gjerë kompetencash dhe do të vendosë për të gjitha çështjet me rëndësi për jetën, sigurinë, zhvillimin ekonomik, planifikimin hapësinor dhe do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë mu ashtu siç është krahina jugore e Kosovës – Metohisë pjesë përbërës e Serbisë, ka thënë Marko Gjuriq, transmeton Koha.net.

I ashtuquajturi drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes rts –së ka caktuar afatin për formimin e Asociacionit duke u kërcënuar: “Nëse deri më 15 shkurt 2017, autoritetet e Kosovës nuk fillojnë të përmbushin detyrimet lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe(AKS), Beograd, bashkë me përfaqësuesit serbë në Kosovë, do të nisë në mënyrë të pavarur themelimin tij”

“Nuk do të presim përjetësisht dhe nëse ata nuk janë të gatshëm të bëjnë diçka lidhur me këtë çështje, natyrisht se ne do ta përkrahim formimin e AKS -së të cilin përfaqësuesi serbë duan të formojnë”, ka thënë ai.

Gjuriq ka shtuar se AKS do të ketë spektër të gjerë kompetencash dhe do të vendosë për të gjitha çështjet me rëndësi për jetën, sigurinë, zhvillimin ekonomik, planifikimin hapësinor.
Ai ka theksuar se AKS do të jetë pjesë përbërëse e Serbisë mu ashtu siç është krahina jugore e Kosovës – Metohisë pjesë përbërëse e Serbisë.

“AKS, edhe me Beogradin, sikur dhe me Prishtinën do të mbajë lidhje aktive institucionale, ekonomik e politike, në dëm të askujt por në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...