28 Dhjetor 2016 - 20:06
Në një intervistë për transmetuesin publik, Thaçi ka thënë se Turqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe është nga vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka lobuar për njohjen e Kosovës edhe tek vendet tjera.
Ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij, është forcimi i raporteve miqësore mes dy vendeve, diskutimi kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, dhe bashkëpunimi ekonomik.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk ka mundur të jetë imune ndaj terrorizmit, por sipas tij Kosova është lider në rajon për luftimin e terrorizmit dhe shtoi se veprimet preventuese të Kosovës kanë qenë të jashtëzakonshme dhe janë vlerësuar lartë.
“Nuk mund të ketë strehë në Kosovë për asnjë element fundamentalist. Toleranca do të jetë zero dhe do të jemi të pa kompromis kundër çdo elementi fundamentalist”, th ai dhe ka shtuar se Lavdrim Muhaxheri nuk është në Kosovë dhe nuk mund të ketë strehë në Kosovë për të dhe për asnjë person të tillë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...