28 Dhjetor 2016 - 19:41
Nëpërmjet një komunikate, të cilën ia ka dërguar “Kohës Ditore”, Osmani ka thënë se të gjithë punëtorët do të marrin thëngjillin falas e jo me pagesë siç kishte qenë viteve tjera (pagesë me këste) dhe po ashtu edhe nga 200 euro. Për këtë të fundit, kryetari i SR KEK-ut, thotë se do t’i marrin pas 14 janarit 2017, transmeton Koha.net.
“Të nderuar anëtarë të SR-KEK-ut, të nderuar kolegë punëtorë të KEK-ut, të gjithë ju përkrahës të protestave të punëmarrësve të Korporatës Energjetike të Kosovës desha t’ju njoftoj lidhur me kërkesat e ngritura nga SR-KEK-u për dhënien e thëngjillit falas si dhe bonus (200 euro v.j.) për çdo punonjës të KEK-ut. Ju informoj se me protestën e organizuar nga SR-KEK dhe përkushtimin e përkrahjen e punëtorëve të kësaj kompanie, ne kemi arritur që në bisedime me menaxhmentin e KEK-ut të jepet thëngjilli falas si dhe bonusi të jetë pas datës së 14 janarit”, ka thënë nëpërmjet kësaj komunikate Rafet Osmani.
“Ne të gjithë së bashku nuk ishim në luftë për realizimin e kërkesave vetëm me menaxhmentin, por kundër këtyre kërkesave e kishim edhe SPEK-un si dhe disa falsifikatorë të fletanëtarsimeve të një shoqate sindikale me mbështetjen e disa menaxherëve. Edhe pas gjithë këtij presioni ne prapë ia dolëm falë unitetit të punëtorëve në protestën për realizimin e kërkesave tuaja”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë thuhet se në rast të mospërmbushjes së kësaj marrëveshje në kohën e caktuar, do të kërkojnë edhe shkarkimin e drejtorit menaxhues të KEK-ut, Arben Gjuka.
“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut, me ketë unitet që treguat ne do t’i realizojmë shumë të drejta ligjore që nuk respektohen në KEK dhe ju garantoj se nëse nuk realizohet bonusi në kohën e caktuar nga vetë drejtori menaxhues, Arben Gjukaj, më nuk do të jetë kërkesa vetëm për realizimin e kërkesave tona, por do të kërkohet edhe shkarkimi i drejtorit menaxhues si dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në dëm të interesave të punëtorëve dhe vetë Korporatës Energjetike të Kosovës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...