KEDS lë pa rrymë dy godina në Fushë Kosovë [video]

28 Dhjetor 2016 - 19:20      

Ka disa ditë që disa familjeve në Fushë -Kosovë që jetojnë në këto dy ndërtesa, iu është ndërprerë energjia elektrike, raporton KTV.

I ftohti që po mbretëron ditëve të fundit, familjarët thonë se ua ka vështirësuar edhe më shumë situatën.
Asllan Qyqalla, njëri nga banorët, ka thënë se është e pakuptimtë dhe e pamundur që të jetojnë pa rrymë në këtë kohë.
Sipas tij, shumë familje kanë shkuar te të afërmit e tyre, pasi që nuk e kanë përballuar të ftohtit.

Njëjtë ankohen edhe banorë të tjerë që jetojnë në këtë lagje.
Ndërkaq, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se vetëm dje pasdite kjo kompani ka pranuar kërkesën për pranim teknik në lidhje me objektin banesor ku jetojnë këta qytetarë. Sipas tij, komisioni për pranim teknik është duke vepruar në terren, ku njëkohësisht i kanë bërë vizitë edhe objektit në fjalë.


KEDS lë pa rrymë dy godina në Fushë Kosovë by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...