Pse kanë mbetur pa paga punëtorët e “Drinit të Bardhë” [video]

28 Dhjetor 2016 - 19:18      

35 punëtorë të kompanisë rajonale të ujitjes "Drini i Bardhë" në Pejë nuk do t'i marrin pagat e tyre për festat e fundvitit, raporton KTV.

Ish-bordi, përmes përmbaruesve privatë, ka bllokuar xhirollogarinë financiare të kësaj kompanie. Kjo i ka shtyrë këta punëtorë që të protestojnë, duke thënë se pa të drejtë po i bartin pasojat e menaxhimit të dobët të ish-drejtuesve.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Bedri Haxhiaj, thotë se bordi i mëparshëm nuk ka arrit t’i mbulojë pagat e tyre.
Mirëpo, Haxhiaj u premton punëtorëve që do të gjejë një zgjidhje për këtë.

Haxhiaj shton se kur ka marrë drejtimin e kësaj kompanie, ka gjetur rreth 300 mijë euro borxhe.
Punëtorët aktualë gjithashtu nuk i kanë marrë edhe 15 paga të tjera.

Në anën tjetër, Ali Sefaj, ish-drejtues i kësaj ndërmarrjeje, ka thënë se fillimisht i kanë ofruar bordit aktual ta paguajnë borxhin me rata, mirëpo ata nuk kanë pranuar.


Pse kanë mbetur pa paga punëtorët e “Drinit të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...