Qeveria kërkon përgjegjësi nga zyrtarë të PTK-së [video]

28 Dhjetor 2016 - 19:11      

Humbja e rastit të PTK-së në Gjykatën e Arbitrazhit është bërë shkas që qeveria të përgjegjësi nga zyrtarët e këtij institucioni, raporton KTV.

Rreth 30 milionë euro nga Telekomi i Kosovës do të dalin në konton e kompanisë “Devolli”, që menaxhon ZMobile-n, pasi Telekomi është gjetur fajtor, duke mos i plotësuar katër pikat e marrëveshjes me këtë kompani.

Në mbledhjen e qeverisë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar përgjegjësi e kryeshefit dhe gjithë bordit të Telekomit të Kosovës, të cilët emërohen nga Kuvendi i Kosovës.
Por, kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa i ka thënë KTV-së se ai merr përgjegjësi vetëm për ngjarjet pas datës 23 shkurt 2015.
Mustafa ka mohuar gjithashtu deklaratën e ministres se nuk ka paguar dividendë asnjëherë.

Qeveria ka marrë disa vendime që kryesisht lidhen me buxhetin, përfshirë atë për kursime të ndryshme. Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se do të kursehen më shumë se 24 milionë euro nga fusha të ndryshme.


Qeveria kërkon përgjegjësi nga zyrtarë të PTK-së by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...