FSK-ja nuk lejohet t’i asgjësojë minat në veri [video]

28 Dhjetor 2016 - 19:08      

Në më shumë se 50 milionë metra katrorë, u pastruan dhe u asgjësuan 90 mijë mina dhe mjete të pashpërthyera, nga pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton KTV.

Por, një aktivitet të tillë, Forca kurrë nuk arriti ta bënte edhe në pjesën veriore të vendit. Pavarësisht profesionalizimit dhe kërkesës së saj që të operonte në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e në veri të Mitrovicës, një leje e tillë nuk iu dha asaj asnjëherë.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shpreson se një leje e tillë do t’u jepet në fillimin e 2017-ës.
Sidoqoftë, 8 për qind e pjesëtarëve të forcës janë nga komuniteti serb, 2 prej të cilëve tashmë kanë marrë gradën oficerë, pasi kanë përfunduar shkollimin në Akademinë Ushtarake në Maqedoni.
Gjeneral Rama ka theksuar se Forca nuk ka dashur të bëhet barrë e shtetit, andaj edhe ristrukturimin e saj e ka dizajnuar në formë graduale.


FSK-ja nuk lejohet t’i asgjësojë minat në veri by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...