Krejt çfarë tha kryeministri Mustafa në konferencën e fundvitit [video]

28 Dhjetor 2016 - 19:01      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vazhdon të thotë se për murin në veri nuk do t’i përdorë muskujt, raporton KTV.

Pavarësisht deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, se ky mur nuk do të ekzistojë dhe do të rrënohet, shefi i ekzekutivit ka vendosur që këtë punë t’ia lërë vetëm ligjit.

Por, Mustafa tha se duhet të pranohet fakti se në veri ka probleme reale dhe gjendja atje nuk është sikurse në Graçanicë e Shtërpcë.
Mustafa në konferencën e fundvitit me gazetarë ka thënë se në fillimin e vitit që vjen do të kalojë demarkacioni me Malin e Zi, ndërsa do të tentojë që të ulet në një tryezë për t’i përballur argumentet me opozitën. Thotë se kjo ishte kauzë e opozitës për interesa politike, ndërsa për deputetët e LDK-së që janë kundër tha se nuk i përfaqësojnë interesat e partisë.

Në konferencën që nuk e pati asnjë ministër të PDK-së, Mustafa foli për shumë suksese që ka arritur Kosova këtë vit.


Krejt çfarë tha kryeministri Mustafa në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...