Hoxhaj: Destabiliteti, është fytyra e vërtetë e Serbisë

28 Dhjetor 2016 - 17:40      

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar kryeministrit serb Vuçiq për deklaratat e fundit në raport me Kosovën duke i quajtur destabilizuese dhe anti-paqësore për rrugën që do të duhej ta ndiqte rajoni.

Me këtë reagim, Hoxhaj i është bashkuar deklaratave në distancë të disa ditëve të fundit nga Prishtina dhe Beogradi, veçmas kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq.

“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia” ka reaguar Hoxhaj në Twitter.

Deri tek ky reagim i shefit të diplomacisë kosovare ka ardhur pas takimit të para dy ditëve në Beograd të përfaqësuesve të Listës Srpska me Kryeministrin e Serbisë, dhe njoftimin e tyre të sotëm se do ti bojkotojnë institucionet e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...