28 Dhjetor 2016 - 17:12
“Kjo është shprehje e papërgjegjësisë personale dhe nuk ka nevojë askush të kontrabandohet. Edita Tahiri është qytetare e Serbisë, ajo mundet, si qytetar e Serbisë, të bisedojë edhe këtu e edhe në Beograd , ajo mund të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve qendrore nëse ka ndonjë gjë për të porositur “, citon tanjug të ketë thënë Gjuriq.
Siç ka thënë ai, Tahiri, si qytetare e Serbisë mund të pajiset me dokumente sikur të gjithë të tjerët, ajo ka të drejtë për këtë, ndërsa ka shtuar se gjatë qëndrimit në territorin e Asociacionit shpreson që pagesa të bëhet në dinarë pasi që kjo është e vetmja mënyrë që pagesa të bëhet në përputhje me ligjin.
Gjuriq ka theksuar se Tahiri, sikur dhe kryeministrit Mustafa, me mënyrën se si po lëvizin nëpër Kosovë, po përpiqen “t’ia vjedhin famën”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...