Athina e do Shqipërinë në BE, “por jo me hatër”

28 Dhjetor 2016 - 15:35      

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve “AMNA” e ka quajtur tepër pozitiv dhe cilësor tekstin e konkluzioneve të presidencës sllovake të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku çështjet kryesore ishin integrimi i Shqipërisë, i Maqedonisë dhe i Turqisë.

Ai ka shfaqur kënaqësinë e tij për miratimin e pozicionimeve greke në lidhje me Shqipërinë, sidomos të çështjeve që lidhen me minoritetin grek dhe pronat e tij, si dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Sipas Kotzias, në kontrast me raportet e mëparshme që fokusoheshin ekskluzivisht në reformën e gjyqësorit, tashmë janë vendosur të pesta prioritetet vendimtare, si kushte thelbësore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, si promovimi i reformës gjyqësore, lufta kundër krimit të organizuar dhe, natyrisht, respekti për pakicat, raporton Tch.

“Shqipërisë i vihet në dukje”, - thekson Kotzias, - “nevoja për të mbrojtur të drejtat e minoriteteve në të gjithë territorin, e jo vetëm në zonat minoritare, dhe për më tepër kjo është e lidhur për herë të parë drejtpërdrejt me të drejtat e pronës”.

Kreu i diplomacisë greke ka thënë gjithashtu se është bërë një qasje e kujdesshme për sa i përket retorikave nacionaliste të muajve të fundit, duke i veçuar ato vetëm te disa elementë në qeveri dhe duke i dhënë rëndësi faktorit të fqinjësisë së mirë me Shqipërinë, për më tepër kur edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë jetojnë një numër i madh shqiptarësh.

“Ne duam europianizimin e Shqipërisë dhe pranimin e saj në BE, jo duke e mbajtur me hatër, por duke respektuar kriteret e vendosura për të gjithë”, ka thënë Kotzias, duke shtuar se “Greqia ka dëshirën e mirë dhe, kur t’i kërkohet, do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushë këto kërkesa, duke vazhduar edhe dialogun për çështjet dypalëshe ende të pazgjidhura”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...