Foto: Koha / ilustrim

Shoferë, kujdes nga këmbësorët që provokojnë aksidente për të përfituar nga sigurimi

28 Dhjetor 2016 - 15:32      

Drejtues mjetesh, kini Kujdes! Në Tiranë mund të bini pre e këmbësorëve që provokojnë aksidente, për të përfituar nga sigurimi. Rastet janë konstatuar nga policia rrugore e kryeqytetit, të cilat tashmë i kanë kaluar për kompetencë seksionit të hetimit të aksidenteve.

Rrugorët kanë identifikuar dy individë të cilët janë vënë në hetim pasi dyshohet se janë përfshirë me qëllim në aksidente. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se është identifikuar një grua rreth 50 vjeç e cila është përfshirë në aksidente të ngjashme disa herë, në rrugën “Siri Kodra”, raporton Tch.

Një tjetër rast është konstatuar edhe pranë kryeministrisë ku një mashkull rreth të 40-tave, është shtrirë poshtë një taksie, e cila pasi lëvizi i dëmtoi gjymtyrët e poshtëm. Personi në fjalë brenda vitit, është përfshirë në 4 aksidente të tjera si këmbësor, duke hedhur dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

Në të gjitha rastet, thonë burime nga policia, në bazë të ekspertizës autoteknike rezulton se këta persona kanë qenë vetë shkaktar të aksidenteve, ndërsa nuk dihet nëse në përfundim të hetimeve ndaj tyre do të ngrihen akuza.

Të njëjtën skemë sipas burimeve nga policia e ndjek edhe një motoçiklist në zonën e “21 dhjetorit”, i cili është përfshirë në disa aksidente të njëpasnjëshme, raste për të cilat vijojnë hetimet dhe ekspertizat autoteknike. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...