Certifikohen 57 auditorë të brendshëm

28 Dhjetor 2016 - 14:05      

“Ministria e Financave përmes Departamentit Qendror Harmonizues në vazhdimësi ka qenë një përkrahëse e fuqishme për krijimin dhe zhvillimin e një kuadri modern dhe profesional në fushën e auditimit të brendshëm të sektorit publik. Sot, ne, po shënojmë suksesin e radhës në këtë drejtim me Programin Kombëtar për certifikimin e auditorëve të brendshëm në Republikën e Kosovës”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti në ceremoninë e certifikimit të auditorëve të brendshëm të sektorit publik, të organizuar nga po kjo ministri.

E veçanta e kësaj skeme kombëtare të certifikimit, tha Hoti, është se për herë të parë kjo skemë si e tillë po aplikohet në Kosovë. Ai shtoi se dizajnimi dhe implementimi i kësaj skeme nuk ka qenë aspak i lehtë, por tha se janë të sigurt se ky program e ka arritur qëllimin e tij kryesor, e që është ngritja e kapaciteteve profesionale të auditorëve të brendshëm në sektorin publik.

Ai bëri të ditur se ndihet i privilegjuar që do t’ua shpërndajë certifikatat e auditimit të brendshëm të sektorit publik, 52 auditorëve të cilët kanë përfunduar me sukses procesin e certifikimit në programin kombëtar si dhe me certifikata do të pajisen sot edhe 5 auditorë të brendshëm të certifikuar në programin ndërkombëtar të auditimit nga CIPFA e Britanisë së Madhe, ashtu që portë folës apo regjistrit të auditorëve të brendshëm po i shtohen edhe 57 auditorë të brendshëm të certifikuar.

“Kosova tani do të ketë 125 auditorë të certifikuar ku prej tyre 106 punojnë për institucionet e tyre përkatëse derisa 19 janë nga jashtë institucionet dhe ky program do të vazhdoj. Unë i përgëzoj të gjithë këta auditorë dhe besoj se njohuritë e fituara nga ky program, auditorët do t’i zbatojnë në institucionet e tyre përkatëse, gjatë kryerjes së auditimeve të brendshme dhe dhënies së rekomandimeve adekuate, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e funksionimit të sistemit të kontrollit të brendshëm si në nivel lokal dhe atë qendror”, shtoi Hoti.

Ministri Hoti gjithashtu falënderoi institucionet vendore dhe ndërkombëtare të cilat kanë bashkëpunuar dhe e kanë mbështetur Ministrinë e Financave në këtë proces.

“Ngritja e sistemit të auditimit të brendshëm në sektorin publik të Kosovës nuk do të ishte e mundshme pa mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë ndërkombëtar. Me këtë rast falënderoj Bashkimin Evropian - Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme drejt ngritjes së kapaciteteve në fushën e auditimit të brendshëm. Po ashtu, falënderojmë edhe Autoritetin Kombëtar i Kualifikimeve si dhe Institutin e Kosovës për Administratë Publike për bashkëpunim konstruktiv në implementimin e skemës kombëtare të certifikimit të auditorëve të brendshëm të sektorit publik”, shtoi ministri.

Në fund Hoti gjithashtu i siguroi të gjithë auditorët e brendshëm për mbështetjen e tij dhe Ministrisë që ai drejton, si dhe të Departamentit Qendror Harmonizues, në mënyrë që t’i zbatojnë në praktikë njohuritë e fituara për të ndihmuar Menaxhmentin e institucioneve e tyre, që t’i drejtojnë operacionet në mënyrë ekonomike, efikase dhe efektive. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...