Foto: Koha

Kryeministri deklarohet për ngrirjen e aktiviteteve të Listës Serbe

28 Dhjetor 2016 - 13:31      

Kryeministri Isa Mustafa, në konferencën e fundvitit me gazetarë, foli edhe për ngrirjen e raporteve të Listës Serbe me institucionet e Kosovës.

Ai tha se këto veprime të kësaj liste janë të pakuptimta dhe theksoi se nuk janë as në interesin e tyre.

“Unë mendoj se shkrirja dhe ngrija e pozitës së Listës Serbe është e pakuptimtë edhe për neve dhe është po ashtu nuk është as në interesin e tyre. Një shkas që ata e kanë marrë si motiv për ta ngrirë aktivitetin ka qenë ligji për “Trepçën”, por unë kam konsideruar dhe vazhdoj të konsiderojë se asnjë prej ligjeve s’ka qenë më i mirë se ky i Trepçës. Pra, është një ligj që për herë të parë i bënë punëtorët bashkëasksionarë, që përfshihen edhe punëtorët shqiptarë edhe ata serbë”, deklaroi kryeministri Mustafa në prononcimin e tij para gazetarëve në konferencën për fundvit.

Ai ka vlerësuar se serbët duhet ta kenë parasysh se duhet të shfaqin dhe të realizojnë interesat e tyre në Kosovë dhe brenda Kosovës, “jo që deputetët dhe ministrat serbë të realizojnë dhe përfaqësojnë politikat e pushtetit serb në Kosovë sepse ne nuk do të pajtohemi në asnjë rast që këtu të përfaqësohen politikat e një shteti tjetër përmes përfaqësuesve të tyre në Qeveri apo Parlament”.

“Serbët mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Parlamentin e Serbisë, ata që jetojnë në territorin e Serbisë, e ata që jetojnë në territorin e Kosovës duhet t’i përfaqësojnë interesat e banorëve, qytetarëve të Kosovës në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës, qofshin ata shqiptarë, turq, malazez, boshnjak, e të tjerë”, tha Mustafa, raporton Koha.net.

Sipas kreut të ekzekutivit, pozicionimi i Qeverisë së Beogradit është shumë i gabueshëm, është tepër destruktiv, është i papranueshëm dhe tha se ne do t’ia bëjmë me dije edhe njëherë Bashkimit Evropian që “kemi të bëjmë me një qeveri dhe një shtet i cili nuk po i respekton marrëveshjet elementare të arritura, nuk është i interesuar t’i stabilizojmë relacionet dhe çdo ditë po merr vendime që e vënë në pyetje seriozitetin e saj në këtë dialog”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...