28 Dhjetor 2016 - 13:13
Gazetari i tha se gjatë atij adresimi, “ju folët me një gjuhë vajtuese”, ndërsa i shtroi pyetjen se kur do të vijë “koha që të përdoren muskujt e ligjit” për këto obstruksione.
Kryeministri Mustafa, në përgjigjen e tij, tha se nuk qet lot për Serbinë.
“Nuk e di që e mora drejtimin e vajtimit, as që më dolën lot, sepse edhe nëse vajtoj për diçka, s’do të vajtoja për Serbinë. Ne në asnjë rast s’do ta vajtojmë atë, por duhet ta pranojmë një fakt se ende kemi probleme me veriun e vendit. Nuk mund të them se gjendja në veri të vendit është e njëjtë me atë të pjesës tjetër. Ne duhet ta normalizojmë atë gjendje atje, dhe i gjithë procesi i dialogut është normalizim të gjendjes. Këtë proces mund ta bëjmë vetëm përmes dialogut, s’ka mënyrë tjetër. Ne mund të krekosemi në lloj-lloj kërcënimesh, të dalim me lloj-lloj qëndrimesh, por unë s’e kam as natyrën e tillë, pasi ligjin e kemi përpara dhe do të bëjmë përpjekje që ligji të funksionojë për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje tjetër do të sillte dëme kolaterale që do të na kushtonin shumë”, tha Mustafa, raporton Koha.net.
Në pyetjen tjetër, në lidhje me çështjen e demarkacionit dhe mungesës së numrave në Kuvend për ta kaluar atë, Mustafa tha se komisioni ka kryer punën mirë.
“Kjo marrëveshje është arritur me Malin e Zi, dhe ne bashkërisht me ta jemi patuar për këtë kufi. Nuk do t’i pranoj sulmet ose kritikat që po bëhen se Qeveria nuk është konsultuar dhe nuk ka kyçur edhe subjektet tjera në këtë aspekt. Ky aspekt është aspekt profesional. Nuk është as projekt i negocimit politik. Kufiri është çështje ekzakte, shkencore e profesionale, është dashur të gjendet vija ku ka qenë përpara dhe vihet aty. DASH-i ka thënë se s’keni bërë gabim, edhe komisioni ndërkombëtar e ka thënë të njëjtën. Ne e kemi krijuar edhe një komision profesional për të matur sipërfaqen e Kosovës. Nëse ky komision na nxjerr në pah një tjetër të vërtetë, se ka pasur devijime, atëherë ne do ta korrigjojmë marrëveshjen, por nëse del s’e s’ka pasë, s’ka asnjë arsye të themi hajde tash ta bëjmë një kufi tjetër. Unë do të doja që kufirin ta shtynim sa të mundemi andej, por një gjë të tillë nuk e pranon Mali i Zi”, u shpreh kryeministri Mustafa.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...