28 Dhjetor 2016 - 13:02
Mustafa tha se do të angazhohet edhe personalisht në kthimin e sa më të shpejtë të përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës.
“Do të angazhohemi të gjithë që ata të kthehen në Kuvend, që Kuvendi të vazhdojë punën e tij të rregullt, që të kemi ministra serbë në Qeverinë e Kosovës, por jo me çdo kusht individë të caktuar. Sa i përket ndryshimeve, Mariq është shkarkuar si ministër, dhe shkarkimi i tij sa i përket këtij mandati është i përhershëm dhe në asnjë rast nuk do të vjen në shprehje që ne të pendohemi për vendimet sepse nuk e kam sjellë vendimin që ta kthejë mbrapsht, por që të mos kthehet më sepse ai nuk e meriton, e as e ka merituar të jetë anëtar i Qeverisë”, ka deklaruar Mustafa, raporton Koha.net.
Ndërsa, sa u përket ministrave tjerë serbë, Mustafa tha se u mbetet atyre të vendosin e dëshirojnë të mbesin apo jo anëtarë të Qeverisë së Kosovës, sepse “nëse s’donë, askush nuk mund t’i mbajë me zor”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...