28 Dhjetor 2016 - 12:30
“Fjala” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në bazë të Kushtetutës të marrë masa ndaj Listës Serbe.
“Deklarata e sotme e Listës serbe se e njohin për Kryeministër vetëm Vuçiçin, ndërsa Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës i quajnë institucione të përkohshme, është deklaratë fyese dhe kundërkushtetuese. Këta shërbëtor të Beogradit, nuk ngurojnë të i marrin paratë e qytetarëve të Kosovës për pozitat që i gëzojnë, si deputet dhe ministra”, thuhet në reagimin e partisë “Fjala”, transmeton Koha.net.
“Përballë veprimeve të tyre kundërshtetërore dhe kundërkushtetuese, Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarr masa konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ato masa janë: largim i menjëhershëm nga institucionet e Kosovës dhe ngritje të aktakuzës për cenim të rendit kushtetues”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...