Krasniqi: Kriminel është Isa Mustafa, të cilit Havolli i shërben përunjësisht

28 Dhjetor 2016 - 11:23      

Aktivisti politik i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur këshilltarit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, pasi ky i fundit e quajti Dardan Molliqajn e VV-së “kriminel ordiner”.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kriminel është shefi i Havollit, Isa Mustafa, të cilit thotë se Havolli i ka “shërbyer përunjësisht gjatë gjithë kohës”.

“Kriminel je kur i detyron 100 mijë njerëz me e lëshu Kosovën; kur i pasuron djemtë me paret e shtetit; kur i fal territor shtetit fqinj; kur i jep “Zajednicë” shtetit armik; kur i përgjigjesh me dhunë policore çdo proteste qytetare; kur i bën shefat e krimit presidentë e kryeparlamentarë; kur monton raste e arreston njerëz vetëm pse i ke kundërshtarë politikë; kur i mbushë bordet e institucionet me familjarë e militantë; kur lejon ndërtim të mureve etnike brenda territorit tënd... Krejt këto, e shumë më shumë se kaq, i ka bë Isa Mustafa. Sokol Havolli i ka shërby përunjësisht gjatë gjithë kohës. Dardan Molliqaj e ka kundërshtu pa kompromis, po ashtu gjatë gjithë kohës. Kush janë kriminelët këtu?!”, ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se mbrëmë, Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit të vendit Isa Mustafa, në një bisedë në Interaktiv, ka thënë që LDK-ja qëndron prapa deklaratës se sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj është një “kriminel ordiner”.

Ai ka thënë se nuk ka se si të quhet ndryshe dikush që “nxjerrë një zyrtar nga vetura dhe shkatërron pronën publike” dhe “dikush që vazhdimisht gjuan me molotov në drejtim të Qeverisë”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...