Foto: Koha / arkiv

Qeveria shpërndan kursimet buxhetore prej mbi 24 milionë euro

28 Dhjetor 2016 - 11:00      

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës sot është marrë vendim për ndarjen e mjeteve nga kursimet buxhetore prej 24 milionë e 400 mijë euro për infrastrukturë rrugore (autostradë për Shkup), për ndërtimin e shkollave, për trajtim të pacientëve jashtë vendit, për ngrohje dhe për ndërmarrje publike të cilat kanë vështirësi financiare.

Për këtë tepricë të mjeteve që u ndan 100 mijë euro edhe për Infrakos, kryeministri Isa Mustafa tha se nga viti i ardhshëm do të marrin masa si qeveri për ato ndërmarrje që nuk po kanë performancë dhe menaxhmentet e tyre së bashku me bordet po marrin vendime për bonuset dhe afarojnë me humbje, e në anën tjetër Qeveria po u ndan mjete për Ndërmarrjet Publike për mbijetesë.

Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci ngriti çështjen e Infrakos dhe Trainkos, i cili tha se shuma prej 100 mijë euro për Infrakos është e vogël.

Ndërsa, ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami tha se disa ndërmarrje publike janë duke afaruar me humbje, duke theksuar se krahas mbështetjes duhet të ndërmarrin masa si Qeveri.

“Ne kemi rastin e Telekomit të Kosovës e cila nuk ka paguar dividentën për Qeverinë dhe kemi informacione se është duke afaruar me humbje. Për këtë duhet të ndërmerren masa”, tha ministrja Bajrami. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...