
28 Dhjetor 2016 - 10:45
Thaçi do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin Presidencial, ku fillimisht do të zhvillojë një takim me homologun e tij turk, kurse më pas edhe bisedime dypalëshe së bashku me delegacionet zyrtare.
I pari i vendit do të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Binali Yellderem, si dhe me kryetarin e Parlamentit turk, Ismail Kahraman.
Gjatë vizitës shtetërore në Turqi, presidenti Thaçi do të vë kurora lulesh në Mauzoleun e Ataturkut, në Kuvendin e Turqisë dhe në vendin e sulmit terrorist në Beshiktash të Stambollit.
Gjithashtu, Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në universitetin TOBB të Ankarasë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...