
28 Dhjetor 2016 - 09:42
Në njoftimin e Listës Serbe më tutje thuhet se “Aleksandër Vuçiq është kryetar i Qeverisë dhe se autoriteti i tij është i padiskutueshëm”.
“Ju njoftojmë se ne ligjvënësit serbë në institucionet e përkohshme të Kuvendit të Kosovës do t’i zbatojmë të gjitha vendimet e presidentit Vuçiq dhe se i ngrijmë të gjitha aktivitetet e punës në Kuvend dhe Qeveri. Gjithashtu në përputhje me kërkesën e Aleksandër Vuçiqit është marrë vendim që Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti i ministres pasi që ajo si një serbe e Kosovës respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrit të Serbisë”, thuhet më tutje në njoftimin e kësaj Liste, raporton KTV.
Në këtë sqarim të Listës Serbe theksohet se “kryeministri Vuçiq është kryeministër i yni dhe jo Isa Mustafa, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...