Foto: Koha / ilustrim

Delawie: Të krijohet Asociacioni i komunave serbe

28 Dhjetor 2016 - 09:38      

Kryediplomati amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se do t’i inkurajoj të gjithë akterët politikë në Kosovë që të nisin punën në krijimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Konsideroj se është me rëndësi që të shkohet përpara në raport me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por më duhet të them se është bërë mjaft. Është e qartë se gjërat mund të ndodhin më shpejtë, do të doja të ishte kështu. Sigurisht se përkrahim zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në gusht të vitit 2015 dhe mendojmë se është krejtësisht e mundur që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të krijohet në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të para një viti. Do t’i inkurajoja njerëzit që të punojnë në këtë drejtim”, ka thënë Delawie në një intervistë dhënë televizionit publik.

“Kemi parë tani që autoritetet civile për regjistrimin e qytetarëve në katër komuna të veriut lëshojnë kopje të certifikatave të lindjes, certifikata të martesës e të ngjashme, dhe kjo është një gjë pozitive. Integrimi gjyqësor duhet të nis më 10 janar. Edhe kjo është pozitive. Gjithashtu, vetëm javën e kaluar është zgjidhur edhe çështja e kodit telefonik +383 për Kosovën. Dhe natyrisht, Policia e Kosovës tani ka integruar plotësisht ish-pjesëtarët e MUP-it në Policinë e Kosovës. Pra është arritur përparim. Mendoj se nuk është e drejtë të themi se nuk ka përparim”, ka theksuar Delawie.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...