Foto: Koha / arkiv

Delawie: Muri në Ibër të zgjidhet në bazë të ligjeve të Kosovës

28 Dhjetor 2016 - 09:00      

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, në një intervistë për televizionin publik, edicioni në gjuhën serbe, ka deklaruar se çështja e murit në urën e Ibrit duhet të zgjidhet në pajtim me ligjet e Kosovës.

Delawie thotë se më shumë do të donte të shihte njerëzit duke e shpenzuar energjinë për murin në tentim të ndërtimit të urave mes vete, dhe të provojnë të ndërtojnë marrëdhënie mes njëri-tjetrit, sesa që po shpenzojnë duke u ndarë.

“Jam i bindur se e ardhmja e Kosovës varet nga ajo që të gjithë të punojnë së bashku, në integrimin e të gjitha komuniteteve, pas parasysh se Kosova është shtet multietnike dhe kështu do të jetë gjithmonë, ku komunitetet pakicë ndihen si në shtëpi. Mendoj se muri në Ibër duhet të zgjidhet në pajtim me ligjet e Kosovës dhe shpresoj se të gjitha palët që po i diskutojnë çështjet e ndërlidhura me murin në Mitrovicë, do të gjejnë një mënyrë që të punojnë së bashku për të përmirësuar gjendjen e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës”, ka vlerësuar Delawie, transmeton Koha.net.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...