Havolli: Rikthimi i Mariqit nuk vjen në konsideratë, muri do të rrënohet

27 Dhjetor 2016 - 23:52      

Shefi i kabinetit dhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka folur për ultimatumin e qeverisë së Serbisë për Kosovën që të rikthejë në pozitën e tij Lubomir Mariqin, ish-ministër i MAPL-së.

Havolli ka thënë se Qeveria e Kosovës në asnjë periudhë nuk ka funksionuar në bazë të ultimatumeve, sidomos të shtetit serb. Ai ka thënë se këto ultimatume qeveria serbe i ka bërë për konsum të brendshëm.

Qeveria në asnjë periudhë nuk ka funksionuar në bazë të ultimatumeve, në bazë të një ultimatumi të një shteti fqinj. Këto ultimatume bëhen për konsumim të brendshëm, por edhe mbajtjen peng të popullatës serbe këtu duke i ushqyer me nacionalizëm. Gjatë këtyre dy viteve Qeveria ka punuar në përafërmin e komunitetit serb. Ka pasur sfida, por është dashur kohë e gjatë që të hiqet ‘Parku i Paqes’ dhe siç është tani muri. Kryeministri vazhdimisht ka synuar që të përafrojë serbët me institucionet e Kosovës, por ultimatumet janë të pavlefshme”, ka thënë Havolli.

“Vendimi për shkarkimin e Mariqit është vendim përfundimtar, nuk vjen në konsideratë kthimi itij. Sa i përket ASK-së nuk punohet me ultimatume në këtë drejtim. Punohet në bazë të hapave të paraparë. Shkohet në bazë të Kushtetutës dhe marrëveshjes”, ka shtuar ai.

I pyetur për reagimin e Listës Serbe, të cilët kanë thënë se Mustafa shkarkoi Mariqin pa konsultimin e tyre, Havolli ka thënë se të njëjtit u pajtuan me shkarkimin e tij dhe nominimin e Miriana Jevtiqit për ministre të re.

“Gjithsesi ne synojmë të bashkëpunojmë me të gjithë përfaqësuesit serb. Ky ka qenë qëllimi i kryeministrit. Ka synuar që edhe kryetarët e komunave veriore t’i drejtojë kah institucionet e Kosovës. Çdo gjë është në rregull sa i përket Mariqit. Ata [Lista Serbe] e kanë nominuar ministren. Tani e kemi një ministre që është e interesuar të punojë me gjithë kryetarët e komunave. Mund të kenë mospajtime mes kryetarëve të komunave dhe ministrave, por kjo është e natyrshme në politikë”, ka thënë Havolli. 

Havolli ka thënë se kryeministri Mustafa e ka bërë të qartë se muri në Mitrovicë do të rrënohet.

“Gjithsesi jemi të bindur se do të rrënohet muri sepse nuk është pjesë e planit sipas marrëveshjes. Nuk mund ta komentoj nëse do të shkaktojë tensione rrënimi i murit, por zbatimi i ligjit nuk shkakton tensione”, ka thënë Havolli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...